Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në RMV, komunat ku fitojnë shqiptarët

19 Tetor 2025 | 23:39

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut nisur publikimin e rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale 2025.

Deri në orën 24:00 të dhënat paraprake nga 1.278 vendvotime nga gjithsej 3.474, kandidatët për kryetar komune tregojnë se VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit udhëheqin në gjithsej në 53 komuna.

Po sipas të dhenve paraprake, LSDM kryeson në 8 komuna, VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në 7 dhe Partia Demokratike e Turqve në një komunë.

Kandidatët për kryetar të komunës nga VMRO-DPMNE kanë shumicë, sipas të dhënave paraprake, në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Vallandovë, Vasilevë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Karbinci, Karposh, Kisella Vodë, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Krivogashtan, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Rosoman, Sveti Nikollë, Sopishtë, Nagoriçan i Vjetër, Strumicë, Çashkë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni kryesojnë në komunat Bogdanc, Vevçan, Zërnovc, Konçe, Kriva Pallankë, Llozovë, Qendër dhe Çeshinovë Obleshevë.

Koalicioni VLEN sipas të dhënave paraprake kryeson në komunat Haraçinë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Çair.

Kandidatët e AKI kryesojnë në komunat Butel, Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë, Saraj dhe Strugë.

Kandidati i Partisë Demokratike Turke kryeson në Qendër Zhupë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026