Rezultati i LSI-së më 25 prill, Braimllari: Basha i pabesë, u goditëm nga PS-PD
Sekretari Organizativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari thotë se në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, kjo forcë politike, që quhej Lëvizja Socialiste për Integrim, pati një rezultat jo të favorshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braimllari u shpreh kjo u ndikua nga disa rrethana, ku përmendi edhe liderin e opozitës asokohe, Lulzim Basha, i cili sipas tij, u tregua i pabesë dhe nuk kishte koordinim në koalicion.
Braimllari shtoi se LSI-ja u fut në një goditje frontale nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
“Është e qartë që 25 prilli, pati një rezultat jo të favorshëm dhe jo pozitiv për LSi-në, që u ndikua nga rrethanat. Kishte një moskoordinim dhe një pabesi të lidershipit të opozitës të asaj kohe, e drejtuar nga Lulzim Basha, nuk bashkoi frymën opozitare për të sjellë fitoren, apo kishte një shitje të interesave të opozitës.
Nga ana tjetër, 25 prilli ishte një fushatë elektorale, ku LSI-ja në atë kohë, u fut në një goditje frontale nga të dyja forcat politike. Por unë besoj se Partia e Lirisë ka një mision tjetër dhe do të ketë një rezultat shumë pozitiv”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta