Riaktivizohen vatrat e zjarrit pranë pikës kufitare të Kapshticës
Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, të cilat ishin izoluar gjatë orëve të para të ditës së sotme.
Kjo situatë është shkaktuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Terreni i thyer malor po e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Për pasojë, punonjësit e shërbimit zjarrfikës, së bashku me forca të shërbimit pyjor dhe policisë kufitare, po ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për të izoluar flakët.
Burime bëjnë me dije se pala shqiptare ka kërkuar ndihmën e palës greke për ndërhyrje nga ajri, por deri tani nuk ka një përgjigje pozitive nga shërbimi civil grek.
Zjarri vijon të jetë aktiv edhe në thellësi të pyllit të fshatit Vërnik. Gjithashtu, gjatë paradites së sotme është riaktivizuar një tjetër vatër zjarri mbi fshatin Dishnicë.
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës