Rikthehen emocionet e Champions League, Chelsea sfidon Barcelonën në shtëpi
Një duel që gjithmonë ka shkaktuar polemika, pakënaqësi dhe kritika luhet mbrëmjen e sotme, Chelsea përballë Barcelonës. Dy skuadra të cilat në vite kanë sfiduar njëra-tjetrën në Champions, do ta bëjnë edhe sot, ku nis java e pestë e fazës së ligës.
Disa mungesa në secilin kamp, më tepër në atë britanik, por blutë cilësohen favoritë edhe për faktin se luajnë në Stamford Bridge. Në 5 ballafaqimet e fundit në Ligën e Kampionëve kanë nga 1 fitore secila dhe 3 duele të mbyllura në barazim.
Në fushë këtë të martë zbresin dhe skuadra të tjera të mëdha të kontinentit të vjetër, si Man City, Juventus, Dortmund apo kampionët në fuqi të Serisë A, Napoli. Skuadra e Pep Guardiolës pret në shtëpi Leverkusenin, kundërshtar me të cilin nuk ka luajtur kurrë në këtë kompeticion. Juventus udhëton drejt Bodos në Norvegji, teksa Napoli pret Qarabah në Diego Maradona Stadium.
Villareal ka vetëm një pikë në këtë edicion të fazës së ligës dhe shpreson të marrë fitoren e parë ndaj verdhezinjve në Iduna Park. Marsejë-Newcastle dhe Slavia Praga-Athletic Bilbao janë dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes, ndërsa kjo javë e pestë nis në orën 18:45 me Ajax-Benfica dhe Galatasaray-Royale Union.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë