Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, ulen temperaturat
Në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Nëse disa ditë më parë temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë Celsius, këtë të martë ato janë ulur deri në -7 gradë Celsius.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Qafë Thanë dhe po ashtu në gjashtë qytete të juglindjes, ndërsa në lartësitë mbi 1000 metra dëbora ka arritur deri në 10 cm.
Sektorët e shërbimeve publike, së bashku me bashkitë përkatëse, raportojnë se nuk ka pasur probleme me bllokimin e akseve rrugore rurale, ndërsa OSSHE po punon në disa fshatra të thella të Mokerit dhe Moglicës për rikthimin e energjisë elektrike.
Ndërsa korrespondentja e Euronews Albania në Elbasan raporton se në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm, ndërkohë që reshjet e dëborës kanë rënë në të gjithë zonat malore të këtij qarku.
Rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset nacionale.

LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset