Rikthehet “Autostrada Biennale”, të gjitha imazhet do të zhduken një ditë

8 Korrik 2023 | 15:41

Një nga organizimet me të rendësishme në Kosovë “Autostrada Biennale” në tre edicionet e kaluara ka provokuar e ngritur pyetje nëpërmjet veprave të artit bashkëkohor.

Edhe sivjet synon ta bëjë të njëjtën gjë. Në tre qytete nën temën “Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë”, prej 7 korrikut deri më 9 shtator, artistë vendas e ndërkombëtarë do të paraqiten me veprat e tyre.

Ekspozita bashkë me te gjitha veprat ka të bëjë me “shpresën dhe këmbënguljen”.

Sipas njoftimit të organizatorëve, do te ekspozohen 30 projektet, 17 janë të reja duke iu përgjigjur “kontekstit lokal dhe shtjellojnë temat e autobiografive kolektive, arkivave kulturore, kujtesës shumëdrejtimshe, si dhe shpresës dhe këmbënguljes”.

Sipas konceptit kuratorial, veprat që do të zënë vend në Prizren, Prishtinë e Mitrovicë përbëjnë një ekspozitë për “atë që na bën e që na zhbën, çfarë na thur me njëri-tjetrin e çfarë na shthur, për liritë përtej zgjedhjeve, për të imagjinuarat që rrjedhin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026