Rikthehet Barometri, Çeka: Pse zgjodhëm të pyesnin shqiptarët mbi besimin te SPAK
Blendi Çeka nga MRB Data Centrum ishte në një intervistë për Euronews Albania për të folur më shumë mbi sondazhet që do të rikthehen këtë të premte. Pyetësori i parë ka të dhëna të sakta për besimin që kanë shqiptarët të reforma në drejtësi dhe SPAK-u.
Ai tha se janë realizuar rreth 86 sondazhe dhe 3 palë zgjedhje me rezultate të sakta. Ndërkaq, shpjegoi se nuk kanë nisur në shtator, por 2 muaj me vonesë sepse ka qenë censi dhe kanë respektuar kufizimin ligjor që kompani të tjera nuk lejohen të anketojnë qytetarët.
“Kjo si iniciativë, marr parasysh shumë palë që angazhohen, me shumë kosto, një ndër qëllimet e veta kryesore ka pikërisht krijimin e kësaj tradite të vazhdueshme bazuar në informacion korrekt që buron nga qytetarët dhe me shpresë gjithmonë sa më i saktë të jetë i mundur. Fakti që bëjmë matje të përhershme na jep një lloj mundësie për të qenë disi më të sigurt në punën që bëjmë,” – u shpreh Çeka.
Ai komentoi dhe sondazhin e së premtes, duke theksuar se vendimi për të trajtuar çështjen e drejtësisë të parën, erdhi për shkak të dominimit që ka pasur së fundmi kjo fushë në diskursin politik dhe publik.
“Diskutimi mbi SPAK-un, mbi ecurinë, mbi ngjarjet, mbi temat ose çështjet që trajton SPAK-u unë kam përshtypjen se janë dominante sot në Shqipëri. Jemi para një fenomeni të ri ku një institucion shtetëror shqiptar po dikton agjendën politike dhe diskursin publik në tërësinë e tij dhe është shumë interesante që politika duket sikur në një moment të caktuar ka mbetur pezull dhe thjesht është reaktive e një agjende që i diktohet nga jashtë, nga një institucion publik shtetëror shqiptar që është SPAK-u,” – u shpreh Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë