Sondazhi i Barometrit të Ballkanit: Shqiptarët duan të jetojnë jashtë vendit

19 Korrik 2023 | 12:06

Si shtetasit e Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit. Është ky  rezultati i fundit i sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023.

49% e të anketuarve nga Shqipëria do të merrnin në konsideratë që të jetonin dhe të punonin jashtë vendit. Kjo përqindje është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm, kur treguesi ishte 42%.

Shtetasit e Kosovës janë ata që duan më shumë se të gjithë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit, me 57% të të anketuarve që e kanë dhënë këtë përgjigje.

Por, ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë ky treguesi ka një përmirësim të lehtë me 2 pikë përqindje (nga 59% në 2022).

Shtetasit që mendojnë të lëvizin më pak janë atë të Maqedonisë së Veriut, 35%, Bosnjë dhe Hercegovinës, 38%, Serbisë 41%, Malit të Zi 45%.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026