Rikthehet Euro 2024, luhen sot dy “finalet” e parakohshme

5 Korrik 2024 | 15:23

E premtja garanton spektakël në Euro 2024, aty ku në fushë zbresin 4 nga skuadrat pretendente për fitimin e trofeut. Organizatorët e eventit i pret dueli më i vështirë, ai me Spanjën, e cila ashtu si panzerat është rekordmene në fitimin e titujve, me 3 të tillë.

Britaniku Anthony Taylor është ai që do të gjykojë përballjen e gjigantëve në Shtutgart. Të besuarit e Julian Nagelsmann do të provojnë të thyejnë tersin ndaj iberikëve, me të cilët që prej 1988 e kanë pasur të vështirë të marrin rezultat pozitiv.

Kjo është sfida e 27 mes tyre, ku deri më tani 8 fitore u takojnë spanjollëve, 9 gjermanëve dhe 9 janë mbyllur në barazim. Formacionet nuk pritet të pësojnë ndryshime, Spanja me Simon, Cucurella, Carvajal, Laporte dhe Le Normand, në mesfushë Pedri, Fabian Ruiz e Rodri, ndërsa në sulm Yamal e Nico nga krahët e në qendër Morata.

Te Gjermania, Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Wirtz, Gundodan, Musiala dhe Havertz. Në mbrëmje një tjetër duel gjigantës, mes Francës e Portugalisë, një përsëritje e finales së 2016, asokohe fituar nga luzitanët.

Trekolorët kanë fituar më tepër përballje në krahasim me kundërshtarin 16 të tilla, kundrejt 6 të portugezëve, dhe 3 duele të mbyllura në barazim. Formacionet nuk pritet të kenë ndryshime, me portugezët që konfirmojnë praninë e kapitenit Ronaldo, ndërsa në anën tjetër rreziku kryesor është Mbappe.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026