English

Rikthehet i ftohti, si do të jenë temperaturat duke filluar nga mbrëmja e sotme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja ka dhënë parashikimin për motin që do të mbizotërojë në vend dhe rajon gjatë kësaj jave.

- Advertisement -

Sipas saj, Shqipëria do të përfshihet nga temperatura të ulëta, të cilat do të shkojnë deri në -5 gradë Celsius në qytete si Bulqiza.

Ajo tha se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, vendi do të përfshihet nga një masë e ftohtë ajri, që do të jetë prezente gjatë orëve të para të mëngjesit të martën, dhe do të mbizotërojë deri në fundjavë.

“Edhe pse ka java ka nisur e paqëndrueshme dhe me reshje që kishim gjatë natës, pritet që gradualisht të kemi përmirësim të situatës së reshjeve, ku do të kemi ndërprerje të tyre dhe intervale me kthjellime. Parashikohet që deri të premten kjo javë të jetë pa reshje, një javë relativisht e thatë”, theksoi Porja.

Sipas meteorologes, temperaturat aktuale të ajrit janë relativisht të larta, me Peshkopinë që shënon -1°C dhe maksimalet që shkojnë deri në 16°C. Megjithatë, gjatë natës së sotme pritet që të hyjë një masë e ftohtë ajri me origjinë lindore e verilindore, e cila do të përhapet drejt Ballkanit dhe do të sjellë rënien e temperaturave gjatë të martës dhe të mërkurës.

“Do jetë një javë relativisht e ftohtë, pritet të kemi temperatura deri në -5°C në Peshkopi dhe Bulqizë, -3°C deri -4°C në Korçë, ndërsa në Bogë dhe Shishtavec mund të shënohen -8°C. Maksimalet do të jenë jo më shumë se 13°C”, tha Porja.

Kjo javë, sipas saj, do të ketë temperatura -3°C më të ulta se zakonisht për këtë periudhë të shkurtit, por që do të përmirësohen në vazhdim. Meteorologia theksoi gjithashtu:

“Në fundjavë do të kemi reshje në skajet jugore dhe veriore, por temperaturat e ulëta do të mbeten të pranishme gjatë gjithë javës.”

Sa i përket Kosovës, ku do të zhvillohen zgjedhjet, Porja tha se:

“Do të ketë vranësira dhe reshje të pakta. E diela do të jetë një fundjavë e ftohtë, ku në Kosovë priten temperatura deri në -7°C, ndërsa maksimalet deri në 6°C. Megjithatë, nuk do të jetë shqetësuese pasi reshjet do të jenë në formë dëbore dhe do të jetë një fundjavë tipike dimri.”

Për Maqedoninë e Veriut dhe pjesën më të madhe të Ballkanit, Porja përmendi se:

“Do të jetë një fundjavë e ftohtë, me reshje dëbore dhe temperatura që do të shkojnë deri në -5°C, ndërsa maksimalesh deri në 11°C”, tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?