Rikthehet në burg Dako, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

16 Shtator 2025 | 14:37

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar ndaj Dakos nga shkalla e parë.

Vendimi u shpall më 16 shtator 2025 dhe i jep fund ankimit të paraqitur nga Vangjush Dako dhe bashkëpandehurit e tij F.F. dhe A.B., të cilët kundërshtuan vendimin nr. 70 të dhënë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas vendimit të sotëm, Apeli:

  1. Nuk pranoi ankesën e të pandehurit F.F.;

  2. La në fuqi vendimin nr. 70 të shkallës së parë;

  3. Ngarkoi të pandehurit me shpenzimet gjyqësore të procesit në apel.

Ky zhvillim rikthen në burg Vangjush Dakon, i cili një vit më parë kishte kaluar në masën “arrest shtëpie”, pas një hetimi të gjatë nga SPAK mbi çështje të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Durrësit.

Ish-zyrtari u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë, pasi SPAK nuk arriti të përfundonte hetimet brenda afateve të përcaktuara nga gjykata. Aktualisht, ai ndodhet në masën e sigurimit “arrest shtëpie”. Pas këtij vendimi, sipas përllogaritjeve, Dakos i mbeten edhe disa ditë të tjera për të vuajtur në qeli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026