Rikthimi i Berishës, Sula: Nëse gjykata i jep të drejtë t’i bashkohemi

29 Maj 2022 | 19:40

Në 22 maj Sali Berisha u rikthye kryetar i Partisë Demokratike 9 vite pasi dha dorëheqjen në 2013-ën. Edhe pse vazhdon zgjedhja e strukturave dhe organeve të reja të partisë, demokratët nuk janë të gjithë të bashkuar dhe përplasja vijon në gjykatë, aty ku i takon Apelit që të përcaktojë se kë do të njoh si kryetar partie, Enkelejd Alibeajn apo Sali Berishën.

Dashnor Sula e shikon vendimin e gjykatës si vendimtarin për fatet e Partisë Demokratike dhe bashkimin e saj.

“Ka edhe një shans të fundit që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Nëse gjykata i jep të drejtë z.Alibeaj, duhet të ketë një deklaratë nga instancat më të larta që të lënë çdo proces dhe të nisë procesi i zgjedhjeve dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj dhe kryesive të reja. Nëse ndodh e kundërta që Apeli t’i japë të drejtë Komisioni i Rithemelimit, pala tjetër z.Alibeaj dhe të gjithë ne duhet t’i vëmë gishtin kokës që t’i bashkëngjiteni Rithemelimit për të bërë të mundur bashkimin e PD”, thotë Sula.

Ndërsa për Tritan Shehun, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, vendimi i gjykatës nuk ka asnjë rëndësi, pasi e vetmja gjë që duhet marrë parasysh është vullneti i shumicës së demokratëve.

“Gjykata nuk mund të bëj një veprim të tillë që do ishte veprim që shkatërron establishmentin e drejtësisë shqiptare dhe krim ndaj saj i cili do të kishte një çmim shumë të gjerë si për ata që e bëjnë, por edhe më gjerë. Nuk është gjykata që vendos se kush është Partia Demokratike”, tha Shehu.

Elona Toro, Edlira Petri dhe Genti Shala janë tre gjyqtarët që do të vendosin në shkallën e Apelit nëse do të njohin statutin e dorëzuar nga Rithemelimi apo atë të depozituar nga Alibeaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026