Rikthimi i përmendores së Andon Lazov-Kjosetos ngjall debate politike në RMV

29 Korrik 2025 | 16:42

Përmendorja e Andon Lazov Janev – Qoseto, figurë historike kontroverse nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, u rivendos në një hapësirë publike të qytetit të Shkupit të hënën, pas më shumë se 7 vitesh qëndrimi në depo.

Qyteti i Shkupit ka marrë vendim që përmendorja të kthehet me mbështetje nga shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit, me të cilin aktualisht kryeson Danella Arsovska me partinë shqiptare në opozitë BDI.

Vendosja sërish e kësaj përmendore, madje në një pjesë shumë të frekuentuar të qytetit të Shkupit, është përcjellë me shumë reagime, ngjashëm sikurse kur është vendosur për herë të parë në vendin tonë. Në këtë qytet ku përmendoret flasin më shumë se një fjalim politik, kthimi i kësaj figure në hapësirën publike është gjithçka përveçse i pafajshëm. Sepse kjo nuk është një përmendore e historisë së largët, por një akt i tanishëm politik.

Kryetarja e kryeqytetit njoftoi në Facebook se vendosja e përmendores “në nder të revolucionarit maqedonas Andon Lazov Janev-Qoseto është një njohje e shpirtit të tij të palodhur” dhe vetëmohimit në luftën për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur.

“Andon Lazov-Qoseto, i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe sfidën, është një simbol i historisë maqedonase dhe një nga pjesëmarrësit e shquar në Kryengritjen e Ilindenit. Roli i tij në lëvizjen revolucionare është me rëndësi të paçmuar për lirinë dhe pavarësinë e sotme të vendit tonë”, tha Danella Arsovska, kryetare e komunës së Shkupit.

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhit ka thënë se një veprim i tillë është bërë me qëllim nxitjen e tensioneve ndëretnike për t’i shpëtuar humbjes zgjedhore.

“Sa i përket përmendores, ju qoftë për hajr dhe e falënderojmë me ironi, publikisht shoqen e Bujarit dhe të Blerim Bexhetit, Danella Arsovskën, me këtë mënyrë që e ka bë dhe janë në gjendje për ti ngrit tensionet ndëretnike, për të shkaktuar probleme ndëretnike, vetëm e vetëm për të marrë ndonjë pikë politike, apo për ta shpëtuar veten nga humbja që i pret”, u shpreh Mexhiti.

Përmendorja u vendos për herë të parë në vitin 2014 gjatë projektit të madh Shkupi 2014 që rezultoi një projekt për vjelje masive të parave të buxhetit, por u hoq në vitin 2017 pas reagimeve të ashpra në opinion. Figurën e Qosetos historia e përshkruan si luftëtar të organizatës VMRO, por edhe si pjesëmarrës në vrasje politike dhe likuidime gjakftohta, ndaj konsiderohet figurë kontroverse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026