Rinisin shembjet e banesave në “Astir”, banorët nuk bëjnë asnjë rezistencë

9 Janar 2020 | 14:06

Pesë godina u shemben mëngjesin e sotëm në Zonën e Astirit  në kuadër të ndërtimit të ”Lotit 1′ të projektit të ”Unazës së Re”.

Ky ishte aksioni i parë i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për këtë fillim viti 2020. 

Ndryshe nga herët e tjera, ky aksion nuk u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë. Së bashku me 35 objektet e prishura në aksionet e mëparshme, ka shkuar në 41 numri i tyre.

Shembja e banesave solli edhe trafik makinash për disa orë në zonën e Astirit. Ndërkohë nesër një objekt 6-katësh do të rrezohet me shpërthim të kontrolluar.

IKMT-ja shembi ditën e sotme 5 objekte në këtë zonë, ndërsa banorët nuk manifestuan asnjë rezistencë duke e bërë më të lehtë punën e këtij institucioni.

Banorët e zonës së Astirit përgjatë një viti kanë bërë rezistencë të fortë në mbrojtje të banesave, por kundërshtimi i tyre në fund nuk mjaftoi dhe shtëpitë u prishën, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të  projektit të “Unazës së re”.

Ky projekt i ri infrastrukturor pritet t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në këtë nyje rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026