RinVote| Largimi i të rinjve nga Durrësi, sfidat dhe problematikat
Fenomeni i largimit të të rinjve nga Bashkia e Durrësit ishte një prej tematikave të analizuara në emisionin Rinvote në Euronews Albania. Drejtuesi i listës për Këshllin Bashkiak në Durrës, nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Ardian Muka, tha se një nga elementët kyç të planit të opozitës për të frenuar largimin e të rinjve është krijimi i mundësive për punësimin e tyre. Ai theksoi se në Bashkinë e Durrësit nevojitet një zyrë për punësimin e moshave të reja.
Gjithashtu shtoi se nëse bashkia do të drejtohej nga Igli Cara, atëherë do të kishte një rritje të mbështetjes së start-up-eve dhe projekteve të të rinjve, duke patur një simbiozë bashkëpunimi mes rinisë dhe pushtetit lokal.
“Ajo që unë do të thoja për të kuptuar se si është politika e koalicionit dhe e kandidatit tonë është që të rinjtë do të vlerësohen. Të rinjtë do të vlerësohen për atë që do t’i japin qytetit të tyre. Do bëjnë të pamundurën për ato që i takojnë tek e fundit, pasi me ligj pranë bashkisë së Durrësit do duhet të kishin një zyrë përfaqësimi për të rinjtë. Këto janë edhe në kuadrin e MSA, sepse ka shumë projekte dhe fonde, si për ndërmarrjet start-up, ka shumë politika që mund të zhvillohen sa u takon të rinjve. Natyrisht që bashkia mund të thotë që ne i kemi bërë këto pjesërisht por të vjen keq, kur aty në këshillin bashkiak kalojnë bonuse për arsimimin, ndërkohë që po të kemi parasysh potencialin që ka qyteti dhe potencialin që rinia ka mbi vete, nëse do ecnin në simbiozë, Durrësi do kishte një energji të pafundme”, tha ai.
Ndërkohë nënkryetari i bashkisë, Gentian Kallmi, tha se në bashkinë e Durrësit ekziston meritokracia çka bën që të rinjtë ta kenë derën e hapur për t’u punësuar në institucionet lokale. Ai mori shembullin e kryebashkiakes Emirjona Sako dhe të tijin personal, të cilët studimet i kanë kryer jashtë shtetit dhe janë kthyer të kontribuojnë në qytetin e tyre
Ai shtoi se qyteti i Durrësit nuk është përfshirë nga largimet masive të të rinjve sipas të dhënave.
“Kryebashkiakja Sako është një vajzë e re që studimet i ka përfunduar jashtë shtetit dhe është kthyer në vendlindje për të ushtruar profesionin dhe për të vazhduar karrierën. Edhe unë personalisht studimet i kam vazhduar jashtë vendit dhe ka qenë dëshira ime për t’u rikthyer që të kontribuoj në vendin dhe qytetin tim. Kjo do të thotë se meritokracia për të rinjtë ekziston. Lista e votuesve në 2019-2021 ka qenë e njëjtë në Durrës dhe kjo tregon e nuk ka një largim masiv të të rinjve”, tha Kallmi.
Shifrat sipas INSTAT tregojnë një rënie të popullsisë në Durrës:


Largimet masive të popullsisë dhe numri i lartë i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 po ndikojnë drejtpërdrejt në plakjen e popullsisë në Durrës. Statistikat e gjendjes civile janë fakte kokëforta që dëshmojnë se raporti lindje-vdekje anon nga këto të fundit.
Në 3 nga ish-komunat e bashkisë Durrës, vetëm Katundi i Ri ka më shumë lindje sesa vdekje, ndërsa në Manzë dhe Rrashbull vihet re një raport i frikshëm mes personave që humbin jetën dhe bebeve që vijnë në jetë.

E njëjta gjë konstatohet edhe në njësitë administrative të qytetit, me përjashtim të njësisë nr.4, e cila regjistron një numër rekord lindjesh, pasi në të është i përfshirë materniteti.

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush