Risi, një aplikacion që ndalon imazhet me abuzimin e fëmijëve
Siguria e fëmijëve në internet është një nga tematikat më delikate dhe të rëndësishme për t’u trajtuar, sidomos me zhvillimin që ka marrë teknologjia.
Implementimi i një aplikacioni të ri për të reduktuar shikimin dhe klikimin në internet të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve ka marrë 1.8 milion paund financim nga BE.
Projekti “Protech” është një bashkëpunim që përfshin organizata nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar.
Aplikacioni i projektit i quajtur Salus synon të funksionojë në kohë reale, duke përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar materialin e mundshëm ku abuzohen fëmijët dhe për të ndaluar përdoruesit ta shohin atë.
Ai do të testohet me vullnetarë që kanë kërkuar ndihmë sepse njerëzit tërhiqen nga imazhet e paligjshme. Aplikacioni mund të instalohet në pajisje të tilla si telefonat dhe do të identifikojë dhe bllokojë shfaqjen e imazheve dhe videove të dëmshme.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në