Risia në trajtimin e varësisë nga droga, si funksionon “intervista motivuese”
Toksikologia Sonila Bitri, ka shpjeguar për “Health o’clock” në Euronews Albania mënyrën se si po bëhet trajtimi i ri për personat të cilët kanë varësi nga lëndët narkotike.
“Intervista motivuese” quhet ky trajtim i cili sipas toksikologes është një teknikë e cila është e rre në Shqipëri, por ka vite që përdoret në botë.
Ajo tha se kjo është një bisedë e ngrohtë për ndryshimin e sjelljes, kryesisht për personat që kanë probleme me varësinë ndaj lëndëve narkotike dhe alkoolit, por nuk janë të motivuar për të hyrë në rehabilitim.
“Është një bisedë e ngrohtë në një ambient komod, për ndryshimin e sjelljes. Kjo është kryesisht për persona që kanë probleme me abuzimin, me alkoolin, me hashashin dhe nuk janë të motivuar për të bërë ndryshimin, për të hyrë në procesin e rehabilitimit. Është një lloj vallëzimi në procesin e terapisë, ku udhëheqës është terapisti, është hapi i parë para procesit të gjatë të rehabilitimit”,-tha Bitri.
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë