‘Rithemelimi, detyrim madhor’, Berisha: PD ka nevojë për një ndryshim të madh
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se rithemilimi i kësaj force politike është detyrim madhor, i çdo demokrateje dhe demokrati.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se kërkohet një ndryshim i madh i kësaj force politike, për të fituar mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.
“Ne miratojmë këtu, rregullat në përputhje me statutin e PD-së, të zhvillimit të primareve të zgjedhjeve vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta me ato të zgjedhjes së deputetëve. Ne shënojmë një hap të madh, si forcë politike e rithemeluar. Unë kërkoj nga ju, që termin rithemelim, të mos e lexojmë si një mëmnyrë mtonën.
Termin rithemelim, duhet ta lexojmë dhe ta kuptojmë si një detyrim madh i çdo demokrateje dhe demokrati, për të bërë gjithçka, që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar. Detyra më kryesore është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin jemi sot. Për t’u paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë