Rivalët e Red Bull në 10 garat e mbetura
Fillimi vitit 2024 në F1 rikrijoi idenë se Max Verstappen dhe Red Bull do të ishin sërish forca lëvizëse e botërorit të shpejtësisë. Mirëpo pas disa fitoreve të para, diferencat me ndjekësit filluan të mbyllen dhe holandezi bashkë me austriakët u ndjenë të kërcënuar nga disa prej rivalëve.
Aktualisht janë 6 pilotë që kanë fituar të paktën një garë në pjesën e parë të sezonit ndërsa Red Bull duhet të luftojë fort në të dytën nëse dëshiron të ruajë kryesimin në kampionatin e konstruktorëve. Por cilët janë ata që mund të zbresin nga froni binomin Max-Red Bull?

Pilotët:
Lando Norris – Njeriu që përbën kërcënimin më të madh për Verstappen si në formën që po kalon por edhe statistikat e pjesës së parë të botërorit. Aktualisht është i dyti në klasifikim.

Charles Leclerc – Bëri mirë në 14 garat e para duke qënë i treti në një sezon të miksuar me gabimet e tij dhe të skuadrës që përkthehet me 177 pikë, 22 pas Norris dhe 100 nga Verstappen.

Oscar Piastri – Australiani është në vendin e 4 me 10 pikë më pak se Leclerc por forma që ka treguar në garat e fundit duke përfunduar gjithnjë në podium, përfshi dhe fitoren në Hungari mund ta favorizojë të ngjitet më lart në klasifikim.

Carlos Sainz – Një sezon jo i thjeshtë për spanjollin brënda dhe jashtë pistave duke filluar që nga humbja e kontratës me Ferrari-n për vitin 2025. Ndërhyrja kirurgjikale për apandesitin në Arabinë Saudite dhe një fitore e pabesushme dy javë më pas në Australi… Një pilot që me makinën e duhur ka treguar se mund të shkojë larg.

Lewis Hamilton – Ringjalli sezonin e tij me garat e fundit në mbyllje të pjesës së parë. Fitorja në Silverstone, një tjetër për shkak të vendimeve të gabuara të skuadrës në dëm të Russell dhe disa podium duket se e kthyen Hamilton në kohët e tij më të mira.
Skuadrat:

McLaren – Beteja për titullin e konstruktorëve është akoma më interesante për shkak të kërcënimit të Red nga McLaren që me Norris dhe Piastri-n parakaluan Ferrari-n në vendin e dytë.

Ferrari – Pas McLaren qëndron Scuderia me 21 pikë më pak dhe 63 larg nga Red Bull. Italianët pësuan një rënie të lehtë pas nisjes së mirë të sezonit.

Mercedes – Me 142 pikë më pak se Red Bull kur duhen 10 gara deri në fund, shanset e Mercedes për titull janë statistikisht më të ulëta se McLaren dhe Ferrari. Ndërkohë Hamilton thotë se titulli i konstruktorëve është diçka e mundshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë