RMV| 2-vjeçarja dyshohet se u dhunua fizikisht nga i ati, ndërron jetë në spital

11 Janar 2024 | 14:43

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një vajzë e vogël, vetëm 2-vjeçe, humbi tragjikisht jetën pasi kishte 22 ditë e shtruar në klinikën e Shkupit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia në RMV, sipas të cilës e mitura dyshohet se u dhunua fizikisht nga babai i i saj, i cili u arrestua nga policia.

Sipas raportimeve, i dyshuar është një 30-vjeçar, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

F.D. (30), dyshohet se më 18.12.2023 në shtëpinë e familjes në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dy vjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup ku, më 08.01.2024, ka ndërruar jetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026