RMV| A do të bashkëpunojnë me VMRO? Mexhiti: Ja kushtet për të cilat nuk heqim dorë
Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, është shprehur se koalicioni VLEN është i gatshëm të bashkëpunojë me partinë opozitare VMRO-DPMNE, por me disa kushte që duhen përmbushur patjetër.
Komentet Mexhiti i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku foli lidhur me zgjedhjet presidenciale në RMV, që sipas tij, tani thuajse janë thuajse të përcaktuara dhe vota e shqiptarëve nuk ndryshon asgjë, pasi kandidatja e VMRO-së është shumë përpara. Por ai tha se koalicioni VLEN nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për mbështetjen e ndonjë kandidati për president, duke ua lënë në dorë qytetarëve që të votojnë të lirë.
Ai duke folur lidhur me koalicionet për zgjedhjet e përgjithshme tha se koalicioni VLEN nuk e ka domosdoshmëri të bëhet me një nga palët, nëse ato nuk përmbushin disa kërkesa.
Mexhiti tha se nëse VLEN do të hyjë në koalicion me VMRO-DPMNE, nuk do të bëhen lëshime te integrimi europian, ndryshimet kushtetuese dhe avancimi i çështjes së shqiptarëve atje.
“Nëse e shohim garën, mendoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të informuar dhe dinë të bëjnë vlerësime. Shqiptarët në RMV e kanë qenë në krye të detyrës gjithmonë dhe e dinë kë do të votojnë. Ne si VLEN nuk kemi ndonjë qëndrim për mbështetjen e njërit prej kandidatëve që janë në garën e dytë. Edhe pse për hir të së vërtetës gara do të jetë formale.
Dallimi mes kandidates së parë dhe të dytit është i madh. Edhe po ti japim kandidatit të LSDM-së gjithë votat e shqiptarëve, nuk mjaftojnë që ai të zgjidhet president. Jemi i vetmi opsion shqiptar dhe fushatën e bëjmë kryesisht te shqiptarët. Kjo ndoshta është arsyeja që Mickovski nuk i ka dëgjuar fushatat tona. Por fushatat tona kanë nisur dhe përfunduar me eurointegrimet, me orientimin e qeverisë drejt integrimit Europian.
Edhe emërtimi i VLEN është lidhja Europiane për ndryshim. Por ne jemi të fokusuar ta përmbyllim fushatën me sukses dhe pastaj të ulemi në bisedime dhe të diskutojmë që nga ndryshimet kushtetuese, avancimi i çështjes shqiptare, etj. Ne e kemi thënë edhe nëpër tubimet tona, që jo me çdo kusht duhet të jemi pjesë e çfarëdo qeverie. Një qeveri që nuk ka orientim europian, ne nuk e shohim veten pjesë të saj”, tha Mexhiti.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein