RMV, Ali Ahmeti thërret për dialog faktorin politik shqiptar në përvjetorin e marrëveshjes së Ohrit

10 Gusht 2020 | 10:14

Në Maqedoninë e Veriut kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u drejtoi të hënën ftesë publike katër drejtuesve të partive Alternativa, Besa, Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) për t’u takuar me qëllim diskutimin e një marrëveshjeje të mundshme rreth bashkimit të faktorit politik shqiptar.

Ftesa e Ahmetit iu përcoll Afrim Gashit, drejtues të Alternativës, Bilall Kasamit drejtues të Lëvizjes Besa, Ziadin Selës, drejtues të AA-së dhe Menduh Thaçit drejteus të PDSH-së.

“Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00,” – shkruan Ahmeti në Facebook.

Pas zgjedhjeve të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mundën të fitonin 33 deputetë

Rezultati i zgjedhjeve ishte si më poshtë:

  • 46 mandate – (35.89%) Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Lëvizja Besa, kryetarë Zoran Zaev dhe Bilal Kasami;
  • 44 mandate – (34.57%) Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), kryetar Hristijan Mickoski;
  • 15 mandate – (11.48%) Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kryetar Ali Ahmeti;
  • 12 mandate – (8.95%) Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Alternativa, kryetarë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi;
  • 2 mandate – (4.2%) E Majta (Levica), kryetar Dimitar Apasiev;
  • 1 mandat – (1.53%) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi;

Në legjislaturën e shkuar parlamenti kishte 22 deputetë shqiptarë dhe me këtë rritje të ndjeshme – 11 deputetë më shumë – faktori politik shqiptar duket të jetë më vendimtar për zhvillimet politike, sikurse pritet të jetë formimi i qeverisë.

Më herët në një intervistë për Euronews Albania kryetari i BDI-së, Ahmeti qe shprehur i hapur për uljen në tryezë me të gjitha partitë shqiptare.

BDI u paraqit në zgjedhje duke kërkuar postin e kryeministrit. Naser Ziberi qe kandidati i tyre për këtë post, të cilin sipas Ahmetit nuk do ta vënë në diskutim me cilëndo palë që do të hyjnë në bisedime.

Më 13 gusht 2001 pas një konflikti të armatosur u nënshkrua mes përfaqësuesve ndërkombëtar, udhëheqësve politik maqedonas dhe shqiptar e ashtuquajtur “Marrëveshje e Ohrit” e cila mëtoi t’u garantonte shqiptarëve të drejta shtetformuese në Maqedoninë e Veriut.

Në marrëveshjen e firmosur u zotua se do të garantohej zhvillimi i pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimi, shprehja e identitetit, arsimimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe, mirëpo herë pas here nga shqiptarët ka pasur pretendime se kjo marrëveshje u nëpërkëmb.

 

Lexoni gjithashtu:

Qeveria e re në RMV, Presidenti pritet t’i japë mandatin koalicionit të shumicës

Maqedonia e Veriut zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve, 33 deputetë shqiptarë në parlament

Si formohet qeveria e re në Maqedoni të Veriut, koalicionet e mundshme

Ali Ahmeti: Zaev t’u kërkojë falje shqiptarëve, kureshtar të dëgjoj kundërshtitë për propozimin tonë për kryeministër

Kandidati i BDI-së për kryeministër: S’po kërkojmë hisen e askujt, mandati nuk është i paracaktuar të jetë maqedonas

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026