Dorëheqja e Zaev, RMV shkon me zv.kryeministrin Dimitrov në ‘Open Balkan’

2 Nëntor 2021 | 14:18

Republika e Maqedonisë së Veriut në takimin Open Balkan do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor në Beograd.

Lajmi u bë me dije nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës “Open Balkan”, vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021, në këtë takim në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Vendimi vjen pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev nga pozicioni i kreut të qeverisë dhe kryetarit të partisë.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, pasi në një postim në Facebook u shpreh: Mbështetje e fortë “Open Balkan”.  A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.

Por zyra e kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar për Euronews Albania se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

‘Open Balkan’ është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026