“RMV do të ketë kryeministër të ri pas festave të fund vitit” thotë zyrtari i LSDM
Muhamed Zekiri, anëtar i Këshillit Ekzekutiv i LSDM në Maqedoninë e Veriut thotë se ka disa faktorë që kanë ndikuar në humbjen e zgjedhjeve lokale.
Zekiri tha se humbja ka ardhur nga përplasje të brendshme dhe nga puna e dobët e kandidatëve. Gjithashtu ai tha se pati dhe një garë veçmas të partive të shumicës që solli humbje të votave.
“Këto zgjedhje u vendosën në rangun e një referendumi. Për herë të parë, LSDM lejoi që disa subjekte politike të garonin në mënyrë vetjake duke marrë një numër të konsiderueshëm nga LSDM”, tha ai gjatë një interviste për “Balkan Talks”.
Për dorëheqjen e Zoran Zaev si kryeministër dhe kryetar të LSDM u shpreh se kjo nuk do të thotë se ata do të humbin shumicën në Parlament.
“Doli me deklaratë se do të dorëhiqej nëse humb Shkupin gjë që ndodhi dhe që pasoi me deklaratë se do të dorëhiqet por kjo nuk do të thotë se ne do ta humbim shumicën dhe kjo u vërtetua”, tha zyrtari i LSDM.
Sipas tij, Zaev duhet të qëndroj në detyrë për të ruajtur shumicën parlamentare dhe më pas do të dorëhiqet.
“Mendoj se kjo do të ndodhi në fund të dhjetorit apo pas festave të janarit që të kemi kryetar partie dhe kryeministër të ri”, deklaroi përfaqësuesi i LSDM.
Muhamed Zekiri shtoi se këto dy funksione do t’i kryejë një person siç ka ndodhur dhe në rastin e Zaev ndërsa shtoi se mazhoranca qeverisëse do të rritet deri në 64 apo 65 deputetë.
“Nëse do të kemi rritje besoj se qeveria e re do ta çojë mandatin qeverisës deri në fund për të mbajtur zgjedhje të rregullta parlamentare në 2024”, deklaroi ai.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë