RMV jep kuponë për qytetarët, kreu i Odës Ekonomike: Përfitojnë nxënësit dhe studentët

10 Qershor 2020 | 08:26

Me pakon e tretë të masave ekonomike në Maqedoninë e Veriut  janë të përfshirë 730.000 qytetarë. Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook shkroi se rreth 115.000 persona do të marrin një kupton për turizëm vendor, si  pjesë e pakos së tretë ekonomike për mbështetjen e turizmit.

“Qytetarët që i përmbushin kushtet për këtë masë, në postën e tyre elektronike do të kenë kod QR në vlerë prej 6000 denarë apo rreth 100 euro  dhe udhëzime për përdorimin e tyre.  Ta përforcojmë turizmin vendor, të pushojmë në vend” shkroi Zaev.

300 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të marrin duke nisur nga sot nga 9.000 denarë ose 150 euro. Këto para kanë për qëllim të ndihmojnë një kategori të caktuar të qytetarëve për përballje me situatën e shkaktuar nga virusi Korona.

Kryetar i Odes Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Nebi Hoxha foli për këtë nismë në Euronews Albania, ndërsa shtoi se ankesat e bizneseve janë të shumta.

Ai tha se pjesë e ndihmës në paketën e tretë janë nxënësit dhe studentët, të cilët do të subvencionohen nga qeveria për të paguar regjistrimet në shkolla dhe akomodimin e tyre.

“Pakot paraprake të qeverisë në drejtim të mbajtjes së ekonomisë dhe bizneseve kishin një impakt, por jo të mjaftueshëm në aspektin e qëndrueshmërisë së bizneseve. Ankesat e bizneseve nuk ndalojnë. Kemi tani pakon e tretë të mbështetjes. Në këtë pako, krahas turizmit kemi një ndihmë për pjesën më të re të grupmoshës, nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve, të cilët do të subvencionohen në mënyrë që të kenë mundësi të parapaguajnë regjistrimin në universitet apo akomodimin e tyre në kampet ku janë të vendosur”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026