English

RMV nis procesin e raportimit profesional kundër lajmeve të rreme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mediat online në Maqedoninë e Veriut kanë nisur procesin e vetë-rregullimit. Në total 67 portale që raportojnë në mënyrë profesionale, e që kanë bërë kërkesë, i janë kyçur regjistrit të përgatitur prej Këshillit të Etikës në Media dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Në këtë regjistër janë të gjitha mediet online të cilat nuk propagandojnë dhe nuk publikojnë lajme jo të verteta.

Marina Tuneva, drejtoresha e Këshillit për Etikë në Media ka thënë se ky është rezultat i një debati më të gjerë për nevojnë për adresimin e problemeve në fushën e punës së mediave online.

“Në këtë proces organizatat tona mbanin rol të rëndësishëm, por edhe qëndrim se vetë-rregullimi është zgjidhja më e fuqishme për stimulimin e profesionalizmit të medias. Jo vetëm në këto rrethana, por edhe në afat më të gjatë”, është shprehur drejtoresha Tuneva.

Portalet të cilat do të shkelin Kodin Etik të Gazetarëve i cili garanton informim të paanshëm dhe të vërtetë, do të përjashtohen nga regjistri, por do të mund të kyçen përsëri nëse e korrigjojnë veten.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Mlladen Çadikovski përshëndeti mbështejen e këtij projekti edhe nga sektori i biznesit, duke kujtuar se kështu biznesmenët do të mbrohen nga shantazhet dhe mediat joprofesionale.

“Qytetarët të mësojnë t’i njohin mediat që respektojnë standardet, të dinë se kujt mund t’i besojnë dhe cilat informata t’i marrin me rezervë. Në kontekstin e zgjedhjeve në vend, Regjistri do të jetë një test për partitë politike nëse ato do të promovojnë veten në mediat profesionale online ose në mediat e tyre propaganduese”, deklaroi Çadikovski në mbrojtje të procesit.

Procesi i krijimit të Regjistrit u zhvillua sipas kritereve të rëna dakord midis Këshillit të Etikës dhe Shoqatës së Gazetarëve, duke ndjekur praktikën e shoqërive të zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, dhe në konsultime me komunitetet e biznesit dhe medias në vend.

Nga fillimi i janarit në internet do të nis funksionimi i platorfmës ëëë.promedia.mk, e cila do të përmbajë detaje për të gjithë anëtarët e Regjistrit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×