Roland Qafoku: Ata që bëjnë patriotizëm në rrjetet sociale, s’dinë Himnin e Flamurit
Gazetari Roland Qafoku thotë se nuk duhet politizuar vendimi i qeverisë, ku Himni i Flamurit do të këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave në krye të çdo jave të re mësimore.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Qafoku u shpreh se ata që bëjnë patriotizëm në rrjetet sociale, nuk dinë fjalët e Himnit të Flamurit.
“Ajo ndjenja jonë kombëtare nëse ne e pretendojmë që e kemi dhe duhet ta kemi, nis që nga njohuria ose nga ajo sesi ne e përjetojmë Himnin e Flamurit.
Ka një dalldi në rrjetet sociale për të bërë patriotizëm. Por jam i bindur që ata që tregohen më patriotë në rrjetet sociale, nuk dinë as fjalët e himnit”, theksoi ai.
Himni i Flamurit do të këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave në krye të çdo jave të re mësimore.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në ditën e 555-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund