Roma dështon në finale, vëmendjen e merr gjesti i Murinjos: Nuk i dua këto medalje

1 Qershor 2023 | 11:33

Roma nuk mundi dot ta nginte lart trofeun e Europa League pas humbjes me penallti përballë Seviljas.

Koha e rregullt e ndeshjkes përfundoi në baraspeshë, 1-1. Italianët ishin ata që luajtën më mirë në pjesën e parë dhe gjetën golin me anë të Dibala, teksa në fund të fraksionit të lojës u shpëtuan nga shtylla. Në pjesën e dytë me aktivizimin e Suso dhe Lamela, Sevilja u ngjall dhe gjeti barazimin i cili në fakt erdhi vetëm me autogolin e Mançinit.

Por vëmendjen e fundit të ndeshjes e mori trajneri i Romës, Jose Murinjo, i cili zgjodhi ta dhuronte medaljen e argjendtë të Ligës së Evropës te një tifoz i ri i Romës.

“Unë i mbaj medaljet e arta, nuk i dua ato të argjendta dhe i dhuroj gjithmonë”, ka thënë Mourinho pasi humbi finalen e tij të parë si trajner.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026