Roma përballet me Porton, hidhet shorti për Play-Off-in e Europa League

31 Janar 2025 | 16:52

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e “Play-Off”-it të Europa League, ku janë njohur kundërshtarët e 16 ekipeve pjesëmarrëse.

Këto skuadra janë renditur nga vendi i 9-të deri në të 24-in, dhe tashmë kanë mësuar rivalët e tyre për këtë fazë.

Po ashtu, ekipet që kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League kanë mësuar mundësitë e tyre për sfidat e ardhshme.

Ndeshjet e Play-Off-it të Europa League do të zhvillohen më 13 dhe 20 shkurt.

Roma e trajnerit Ranieri do të përballet me Porton, ndërsa Alkmar do të sfidojë turqit e Galatasarait.

Shorti ishte relativisht i butë për Real Sociedad-in dhe Ajaksin, me holandezët që do të përballen me ekipin belg Union.

Ndeshjet e para do të luhen më 13 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 20 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
21:51 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026