Champions League| Hidhet shorti i Play Off, spikat supersfida Real Madrid-Man City
Në Nion të Zvicrës, është hedhur këtë të premte shorti i fazës së play-offeve të Ligës së Kampioneve. Skuadrat që kaluan fazën e grupeve tani do të përballen në një seri ndeshjesh eliminatore, ku vetëm të tetë skuadrat më të mira do të kalojnë në fazën tjetër, atë të 1/8-ave të kompeticionit.
Ndeshja më e rëndësishme të kësaj faze është përballja Real Madrid-Manchester City.
Po ashtu, një tjetër përballje interesante do të jetë mes Milan-it dhe Feyenoord-it, ndërkohë që skuadrat si PSV Eindhoven dhe Juventus gjithashtu do të synojnë të kalojnë në fazën tjetër.
Ja përballjet që do të zhvillohen:
- Brest vs PSG
- Benfica vs Monaco
- PSV vs Juventus
- Milan vs Feyenoord
- Real Madrid vs Manchester City
- Bayern Munich vs Celtic
- Atalanta vs Club Brugge
- Dortmund vs Sporting
Në fazën e Play-Off të Ligës së Kampionëve, skuadrat që përfunduan nga vendi i nëntë deri në vendin e 16-të në fazën e grupeve do të përballen me skuadrat e renditura nga vendi i 17 deri në vendin e 24-të.
Pas përfundimit të fazës së play-off, tetë skuadrat që do të kalojnë më tej në këtë fazë eliminatore, do të sigurojnë një vend në 1/8-at, duke u përballur me skuadrat që kanë siguruar kualifikimin nga faza e grupeve, pra ekipet që janë renditur në 8 vendet e para.]

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit