Ronaldo shpërthen në Irlandë, bërryl, karton i kuq dhe duartrokitje sarkastike
Përpara humbjes së Portugalisë ndaj Republikës së Irlandës në kualifikueset e Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo deklaroi se do të “përpiqej të ishte një djalë i mirë” për t’i mbajtur larg tifozët irlandezë.
Megjithatë, në nxehtësinë e lojës, ai u shndërrua në një nga figurat më të kritikuara nga publiku vendas, duke iu bashkuar Thierry Henry-t si një prej “antiheronjve” të futbollit irlandez.
Me Portugalinë që humbiste 2-0 pas dy golave të Troy Parrott në pjesën e parë, Ronaldo u përplas me Dara O’Shea në zonën e penalltisë irlandeze rreth orës së fundit të ndeshjes. Në tentativë për pozicionim gjatë pritjes së një krosimi, 40-vjeçari e goditi me bërryl në shpinë O’Shea-n, duke e rrëzuar në fushë dhe duke shkaktuar reagime të forta nga lojtarët dhe tifozët në “Aviva Stadium”.
Gjyqtari Glenn Nyberg fillimisht e ndëshkoi Ronaldon me të verdhë, por pas rishikimit të episodit në monitorin e VAR-it, kartoni u kthye në të kuq.
Ronaldon, i cili kishte kaluar një mbrëmje të mbushur me frustrim, e pranoi vendimin duke dalë nga fusha mes duartrokitjesh sarkastike drejt tifozëve irlandezë dhe një shkëmbimi fjalësh me trajnerin e Irlandës, Heimir Hallgrimsson.
Në konferencën para ndeshjes, Ronaldo kishte thënë se ishte “e mrekullueshme” të rikthehej në Dublin, por akuzoi edhe trajnerin Hallgrimsson për “lojëra mendore”, pasi ky i fundit kishte kërkuar publikisht që gjyqtari të mos ndikohej nga pesë herë fituesi i Topit të Artë. Hallgrimsson reagoi pas ndeshjes, duke thënë se ishte “veprimi i Ronaldos në fushë që i kushtoi kartonin e kuq”, dhe se episodi ishte “thjesht një moment budallallëku” nga ana e portugezit.
Krejt ndryshe mendoi trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili mbrojti kapitenin e tij. Ai deklaroi se ngritja e kartonit të kuq ishte një vendim i tepërt dhe kritikoi Hallgrimsson për komentet ndaj gjyqtarit në prag të ndeshjes. Martinez theksoi se episodi dukej më i rëndë në kamera se sa ishte realisht, duke shtuar se Ronaldo ishte shtyrë e tërhequr vazhdimisht gjatë gjithë lojës.
Çfarë pritet të ndodhë me Ronaldon?
Ronaldo pritet të mungojë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Portugalisë ndaj Armenisë. Sipas rregullores disiplinore të FIFA-s, për goditje me bërryl ose sjellje të dhunshme ai mund të përballet me një pezullim prej të paktën tre ndeshjesh. Nëse Portugalia kualifikohet automatikisht në Kupën e Botës, Ronaldo rrezikon të humbasë dy ndeshjet e para të fazës së grupeve. Ndërsa nëse skuadra e tij bie në play-off, pezullimi mund të vuhet gjatë ndeshjeve eliminatore.
Vendimi i plotë pritet nga komiteti disiplinor i FIFA-s, ndërsa incidenti e ktheu mbrëmjen e Ronaldos në Dublin në një nga më dramatiket e karrierës së tij të vonshme.
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein