Rrëfimi i 39-vjeçares me nanizëm: Nuk dua të bëjë fëmijë, që ata të mos jenë si unë”
Flora, vajza e cila bashkëjeton me nanizmin në përditshmërinë e saj, shprehet se i ka thënë të atit që të mos pranojë asnjë kërkesë për dorën e saj.
Ajo rrëfen se ‘martesa nuk bën për të “, e ç’është më e rëndësishmja, nuk do të ketë fëmijë, që ata të mos trashëgojnë të njëjta kushte fizike si Flora.
Më tej ajo shprehet se të bërit nënë ka shumë përgjegjësi, gjë që ajo nuk e përballon dot dhe nuk mendon se mund të mbajë një përgjegjësi të tillë mbi supe.
“Unë s’kam pranuar që të më kërkojnë dorën dhe as nuk pranoj njeri. Nuk dua që këtë sëmundje ta trashëgojë tek fëmijët. Vëllezërit më kanë mbajt mirë, babai më ka mbajt mirë, nuk e kam ndjerë mungesën e një familje.
Nuk e përballoj dot martesën. Të bëhesh nënë ka shumë përgjegjësi, unë nuk ngrejë dot më shumë peshë se 5 kg. Ku ke burra sot që të ndihmon. Unë s’jam për familje, s’dua të marrë njeri në qafë. S’kam dashuruar ndonjëherë. Unë kam qenë më shumë si çun. Gocat më mbanin te grupi po unë i kundërshtoja për ndonjë gjë dhe iknin”-theksoi ajo për emisionin “Real People” në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar