Rrëfimi i 60-vjeçarit që “jeton” me Futbollin: Ja pse kam besim te trajneri Sylvinho

16 Dhjetor 2023 | 18:47

Ditën e sotme në emisionin “Real People” në Euronews Albania, Ladi, një 60-vjeçar që e simpatizon shumë futbollin, ka treguar se i pëlqen ekipi që ka krijuar Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.

Ladi tha se Sylvinho është një trajner shumë i mirë dhe qëndron gjatë gjithë ndeshjes në këmbë, duke u koordinuar me lojtarët.

Ai tha gjithashtu se kishte pritshmëri më të larta për Kombëtaren në dy ndeshjet e fundit, atë me Moldavinë dhe atë me Ishujt Faroe.

“Skuadra e Kombëtares deri këtu ka qenë mirë. Tani të shikojmë. Ndeshja e fundit me Ishujt Faroe nuk më pëlqyen shumë. Doja rezultat më të mirë, pasi Ishujt Faroe janë ekipi i fundit. Edhe me Moldavinë duhet të kishim rezultat më të mirë.

Kam shumë besim te Sylvinjo, qëndron 90 minuta në këmbë. Futbolli ka të bukur pregatitjen fizike, krijohet ai grupi pastaj që nuk e mposht dot. Në shkurt unë mbush 60 vjeç. Dua të shkoj në Gjermani, i kam thënë nipit, se vllai e ka prerë biletën, të shikoj kombëtaren. Të shikoj ça bëhet me biletën.

Punoj edhe në bujqësi, shumë jo por punoj. Me grurë, domate, speca, ullinj kemi. Dua edhe 7 vite të dal në pension. Nuk e kam qejf pensionin, dua të eci prapë, të lëviz. Bashkëshortja s’ka punuar, ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 1997”, tha Ladi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026