Rrëfimi i çiftit ukrainas që u strehua në Tiranë për t’i ikur luftës
Është 26 vjeç dhe quhet Mikhail. Me të nisur lufta në Ukrainë, mori të dashurën e tij dhe bashkë me të u nis drejt Shqipërisë për t’i mbijetuar sulmeve ruse.
Vajza është ende e tronditur dhe e ka të vështirë të rrëfejë para kamerave atë çfarë ka ndodhur, por Mikhail na tregon si ia dolën të arratisen, nga Kievi drejt qytetit të Lvivit.
“Unë vendosa të shkoja në Lviv sepse informacionet në internet nuk ishin të mira sepse thuhej që diçka do ndodhte. Dhe e ndjeva që tani është koha të largohem, por nuk e pritëm që lufta do fillonte. Ne dëgjuam zhurmat e bombave në Lviv dhe vendosëm të linin vendin, kështu që morëm trenin dhe shkuan në Budapest, dhe pas Budapestit erdhëm në Shqipëri”, rrëfen ai.
Pjesa tjetër e familjes së tij po qëndron në Ukrainë. Ashtu si shumë të tjerë mbrojtjen e gjejnë në bodrumet e shtëpive të tyre.
“Mamaja është në pjesën perëndimore të Ukrainës, ata nuk e kapën dot momentin e duhur për t’u larguar. Ata vendosën të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ata po qëndrojnë në shtëpi private, natën ata shkojnë në bodrum. Ditën e parë ata ishin shumë të frikësuar. Ata po përpiqen të bëjnë diçka për ushtrinë ukrainase, të bëjnë ushqime”, thotë ai.
26 vjeçari i pasigurt për çfarë e pret në të ardhmen, thotë se nuk e di për sa kohë do qëndrojë në Tiranë.
“Ne zgjodhëm të vijmë në Shqipëri sepse miqtë tanë na rekomanduam këtë vend, sepse është e mundur këtu të jetosh dhe gjithashtu ne nuk kishim shumë ditë për të qëndruar në vendet e BE sepse i shpenzuam në Spanjë dimrin e kaluar. Ne do qëndrojmë një apo tre muaj. Shpresoj që sulmet ruset të mos vijnë këtu. Jam krenar më shumë se kurrë të jem Ukrainas”, thotë Mikhail.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit