Rreh kunatën brenda gjykatës, arrestohet në flagrancë 72-vjeçari
Një 72-vjeçar është arrestuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen 59-vjeçare, e cila kishte denoncuar kunatin e saj për dhunë psikologjike.
Pas dhunës fizike së ushtruar më gjykatë, 72-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërkohë që materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.
Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin