Rrëmbimi i policëve në Republikën e Kosovës, reagon njësiti special serb “Kobra”

19 Qershor 2023 | 10:36

Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e njësitit të tij nuk janë futur në territorin e Kosovës.

Komandanti serb i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se, bazuar në prova, pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policët e Republikës së Kosovës në Leposaviç.

“Njësiti ‘Kobra’ i Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në rajonin e Kosovës. Ne angazhohemi me urdhër të kryekomandantit Aleksandar Vuçiç dhe kur ta marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug”.

Policëve të Kosovës, të cilët u rëmbyen brenda territorit të Kosovës, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Sakaq SHBA dhe BE i kanë bërë thirrje të forta Serbisë që të bëjë lirimin e menjëhershëm të tyre.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026