Rrëmbimi i policëve, Sveçla: Fajin kërkojeni te Serbia jo te ne, ka qëllime agresive

15 Qershor 2023 | 09:38

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Albin Kurti, reagoi në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Ai theksoi se fajin për këtë e ka Serbia pasi sipas tij kjo e fundit ka qëllime agresive ndaj Kosovës.

Më tej nënvizoi se janë në komunikim me familjarët e policëve të arrestuar.

“Kur një shtet si Serbia ka qëllime agresive, patjetër që  në një moment apo një tjetër ka qëllim me të lënduar. Fajin kërkojeni te Serbia e jo të tre policët e rrëmbyer apo te policia e Kosovës me kapacitetin që ka. Nuk mund të themi që ky rast është shkaku i Kosovës. Është shkak i politikave agresive të Serbisë. Pse i kanë arrestuar shtetasit e Kosovës. Ka shumë shtetas të Kosovës që shfrytëzojnë Serbinë për të kaluar në Evropë. Përsa i takon familjeve, në momentin që është marrë vesh e çfarë ka ndodhur, kemi kontaktuar me familjarët për të shprehur solidaritetin.”- tha Xhelal Sveçla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026