Rreth 10 mijë gjoba në një javë për shoferët e pabindur, 19 të arrestuar
Policia rrugore ka bërë bilancin gjatë javës që lamë pas lidhur me drejtuesit e mjeteve të cilët kanë qenë të pabindur në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
19 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.
9657 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe qëndrim të gabuar.
42 leje drejtimi janë pezulluar, ndërsa 15 automjete janë bllokuar për detyrime të pashlyera ose për mungesë dokumentacioni.
Policia rrugore iu bën apel përdoruesve të rrugës që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit në mënyrë që të mos jenë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta