Rreth 1,000  refugjatë ukrainas strehohen në Serbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Serbi ndodhen aktualisht rreth 1,000 refugjatë nga Ukraina. Shumica e tyre gjetën strehim tek të afërmit dhe miqtë.

Refugjatët e parë mbërritën në qendrën e pritjes në Vranjë, mes të cilëve 12 gra e fëmijë nga Kievi, Dniproja dhe Donbasi.

Zyra për refugjatët dhe emigracionin e Serbisë deklaroi se ata kanë kapacitete të mjaftueshme në qendrat e rindërtuara.

- Advertisement -

“Unë jam nga Donbasi dhe në 2014-n mu desh të largohesha nga Donjecku. Vendosëm të jetonim në Kiev. Tani, aty kemi një situatë të ngjashme dhe u larguam”, tha Marina, refugjate nga Ukraina.

Në 2014-n, Marina u largua në Malin e Zi me dy fëmijët e saj, ku mësoi gjuhën serbe.

“Nuk po flasim ende për planet e ardhshme të tyre, sepse as ata nuk i dinë. Ata fjetën dhe pushuan. Të gjithë janë të regjistruar dhe, kryesorja, kanë një leje ligjore qëndrimi. Të shohim ç’do të ndodhë”, u shpreh Slobodan Savovich, komisioneri qeveritar për refugjatët në Serbi.

“Unë dua të jetoj në Ukrainë, por atje nuk ka siguri. Do të pres, nëse lufta nuk mbaron do kërkoj punë në Serbi dhe do vazhdoj jetën”, tha Marina.

7 gra dhe 5 fëmijë në qendrën pritëse në Vranjë kanë gjithçka që u duhet; akomodim, ushqim, kujdes shëndetësor, lidhje telefonike, apo internet.

Në qendrat pritëse në jug-lindje të Serbisë ka kapacitete për 920 persona dhe pak më shumë se 200 në Vranjë.

Ata që ndodhen aty kanë vetëm një dëshirë, që lufta të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të kthehen në shtëpi.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Dyshohet se fshehu pasurinë, dërgohet në gjykatë dosja për ish-prokurorin e njohur

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet në lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha. Fusha akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Dosja në ngarkim të tij...

Irani akuzon diplomatin suedez të BE-së për komplot me Izraelin

Gjyqësori i Iranit ka akuzuar suedezin Johan Floderus, një diplomat i Bashkimit Evropian (BE) i ndaluar në Iran për më shumë se 600 ditë,...

Vota e emigrantëve/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë dorëzon draftin në Kuvend

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë publike nismën dhe kërkon nga klasa politike që të miratojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të...

TË FUNDIT

Italia, Franca dhe Gjermania thirrje BE-së: Të vendosen sanksione kundër Hamasit

Italia, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ad hoc kundër Hamasit dhe mbështetësve të tij, shkruan Reuters,...

“Shpërthejnë” grevat e përgjithshme, shtetet arabe solidarizohen me Gazën

Punëtorë, biznese dhe institucione janë duke marrë pjesë në një grevë të përgjithshme të hënën, në disa vende arabe, për të shprehur solidaritet me...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×