Rreth 120 fluturime në ditë për Ligën e Konferencës, thotë drejtori i TIA

24 Maj 2022 | 12:21

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” (TIA) Costandin Von Alvensleben është shprehur optimist në lidhje me përballimin e fluksit të fluturimeve, pasi tifozë të shumtë pritet të mbërrijnë sot dhe nesër për të ndjekur finalen e Ligës së Konferencës.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se ka rreth 120 fluturime në ditë dhe për shkak të intensitetit të madh, mund të ketë fluturime të shpeshta, madje edhe 5 minuta.

“Jam shumë optimist se gjithçka do të shkojë mirë, por nëse do të ketë vonesa në fluturime me tifozët ju kërkoj falje. Ne kemi rreth 110-120 flutuime në ditë. Mund të ketë edhe fluturime të shpeshta. Kjo është  normale nëse krahason aeroportin tonë me aeroportët e tjerë”, tha Alvensleben.

Sipas tij, aeroporti do të përballet me fluks menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, pasi tifozët do të largohen mbrëmjen e 25 majit dhe por dhe në orët e para të mëngjesit të datës 26.

“Dëshiroj që të jetë një ndeshje spektakolare dhe më pas do të përballemi me largimin e tifozëve. Ata do të lëvizin gjatë natës pas përfundimit të ndeshjes dhe do të zgjasë edhe në orët e para të mëngjesit të 26 majit, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026