Rreth 2 milionë fëmijë kanë ikur nga Ukraina, sipas OKB-së
Rreth dy milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që prej fillimit të luftës, ndërsa 2.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit.
Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (UNCR) dhe UNICEF-i thanë se fëmijët përbëjnë gjysmën e numrit të përgjithshëm të refugjatëve ukrainas.
Rreth 1.1 milionë fëmijë kanë shkuar në Poloni dhe qindra mijëra të tjerë në Rumani, Moldavi, Hungari, Sllovaki, dhe Çeki.
UNCR regjistroi se më shumë se 100 fëmijë janë vrarë dhe 134 janë plagosur gjatë konfliktit.
Agjencitë e OKB-së, së bashku me shoqërinë civile dhe qeveritë do të organizojnë qendra “Blue dot” në vendet ku ka refugjatë. Në këto qendra, familjet mund të kërkojnë informacion, të strehohen, të gjejnë fëmijët që kanë humbur në rrugë, ose të ndihmojnë fëmijët pa prindër.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme