Rrezikoi jetën e plazhistëve në det, e pëson drejtuesi i gomones
Policia Kufitare ka ndëshkuar me 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome, i cili shkeli perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve.
Përveçse u gjobit, drejtuesit të gomones iu bllokua edhe mjeti lundrues.
“Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.
Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)