Rrezikoi jetën e pushuesve, bllokohet skafi. Drejtuesit i vihen 2 gjoba

30 Korrik 2023 | 11:33

Policia Kufitare bllokoi një skaf në Ksamil pasi drejtuesi i këtij mjeti lundrues shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Atij iu vendosën dy gjoba 10 dhe 100 mijë lekë të reja për rrezikun që iu kanosi plazhistëve dhe sepse i mungonte dokumentacioni i nevojshëm.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.

Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026