Rreziku i zgjedhjeve pa reformë. Juristët: Do të sjellë konflikte
Në zgjedhjet e shkuara vetëm 3 deputetë arritën të thyenin vullnetin e kryetarit të Partisë dhe nga fundi i listët, të fitonin mandatin.
Për këtë atyre ju desh të merrnin 10 mijë vota, për të thyer atë që quhet herësi.
Por më vonë Gjykata Kushtetuese e konsideroi të lartë këtë prag, dhe e shfuqizoi duke i detyruar palët në Kuvend të shkruajnë rregulla të reja.
Por këto rregulla nuk u shkruan kurrë, dhe hyrja në këto kushte në zgjedhje, për ekspertët është e rrezikshme.
“Kjo do patjetër një rregullim ligjor nga ana e ligjvënësit, sepse përndryshe futja në zgjedhje me këtë kod zgjedhor, i vë edhe palët në vështirësi dhe KQZ-në e re në vështirësi,-tha Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ.
“sa herë kemi pasur procese zgjedhore gjithmonë kemi pasur edhe konflikte dhe prishje të paqes sociale në vend. kjo mund të fusë KQZ-në në një rrugë pa krye, se nuk është detyra e saj të gjejë herësin”,-tha juristi Bledar Dervishaj.
PS mbron tezën se herësi është zero e lista 100% e hapur nëse nuk plotësohet Kodi, ndërsa segmente të opozitës mund të kërkojnë që t’i ruhet e drejta që 1/3 e listës të jetë e mbyllur.
Herësi u aplikua për herë të parë në vitin 2021, si një mënyrë e kombinimit të të drejtës së kryetarit të partisë për të renditur kandidatët, por edhe e votuesit për të treguar të preferuarin brenda partisë.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë