Rrëzimi i kërkesës së PD, Nuri: Do të rishohim ekzistencën e Kolegjit Zgjedhor
Menjëherë pas vendimit përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 11 majit, përfaqësuesi i PD-së, Franc Nuri, reagoi për mediat.
Nuri u shpreh kritik ndaj vendimit, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e Kolegjit Zgjedhor.
Ai tha se, sipas tij, nëse do të diskutohet për një reformë zgjedhore në të ardhmen, ky institucion nuk duhet të ekzistojë fare, pasi është i padobishëm.
“Ju e patë që nga gjithë debatet u duk mjaft qartë që vendimi i KQZ-së – vendimi i rregullatorit për renditjen e deputetëve – kishte problem, dhe vendimmarrja e Kolegjit ishte e shtrembëruar. Vendimi u mor me shumicë votash, por ka pasur gjyqtarë që kanë dalë kundër dhe kanë qenë në favor të kërkesës së PD-së. Megjithatë, me shumicë, Kolegji e ka rrëzuar, dhe ky vendim është i formës së prerë. Tashmë nuk ka mundësi të tjera teorikisht për t’u ankimuar ky rezultat. Megjithatë, ne i qëndrojmë bindjes se këto zgjedhje kanë qenë një farsë nga fillimi deri në fund. Kolegji Zgjedhor nuk arriti të ngrihej në lartësinë e detyrës që i imponon Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta. Sot kishte shansin historik që të tregonte se ndiqte një standard ligjor por as këtë nuk e bëri dot. Shohim përdorim të ndryshëm të standardeve, çfarë minon besimin e publikut. Dyshoj fort në dobishmërinë e Kolegjit Zgjedhor. PD duhet ta shohë në të ardhmen ekzistencën e këtij institucioni, nëse do të ketë reformë zgjedhore”, — u shpreh Franc Nuri, përfaqësues i PD-së.
Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste deklaroi:
“Sot u zhvillua gjyqi i iniciuar nga PD, e cila ankimonte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Në seancë u paraqitën prova nga palët, por edhe prova të kërkuara nga gjykata, të cilat u dorëzuan nga KQZ. Gjykata kreu një hetim të thelluar të gjithë procesit zgjedhor të 11 majit dhe verifikoi të gjitha rezultatet e shpallura më parë. Siç ishit të pranishëm, u rrëzua padia. Kjo do të thotë se ky është vendimi përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit. Pas këtij vendimi, nuk mbetet gjë tjetër përveçse mbledhja e parlamentit të ri”, tha Eridiani Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën