Rriten blerjet online, INSTAT: Çfarë porosisin më shumë gratë dhe burrat
83,1 % e popullsisë 16 – 74 vjeç në Shqipëri janë përdorues të rregullt të internetit.
Të dhënat e gjeneruara nga Anketa e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit gjatë vitit 2023, kanë nxjerr në pah se 99,8 % e individëve kanë përdorur celularin për të hyrë në internet. 28,2 % laptopin dhe 27,4 % kompjuterin.
Interneti është përdorur si për argëtim si dhe për një sër shërbimesh që kanë të bëjnë me shëndetin, veprime bankare, komunikim por edhe blerje.
Ekspertët e institutit të statistikave me anë të anketës kanë nxjerr në pah se blerjet onlinë në vitin 2023 janë rritur me 3,8% në raport me vitin 2022.
38,5 % e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç kanë kryer blerje onlinë në 2023.
Rroba, këpucë dhe aksesorët zënë peshën më të madhe të produktev të blera në internet me 88,8 % ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3 %.
Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2023 shohim se gratë kanë blerë më shumë produkte për kujdes personal , “produkte shtëpiake” si dhe “ilaçe/suplemente/vitamina” ndërsa burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “pajisje elektronike për shtëpi”dhe “kompjuter/tabletë/celularë,etj.”
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë