Rriten importet e barnave, vendi që kryeson për numrin më të lartë të tyre

1 Mars 2024 | 18:15

Shqipëria ka importuar 14% më shumë barna dhe produkte farmaceutike përgjatë vitit 2023, në krahasim me vitin 2022.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitin që kemi lënë pas u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë që u importun në vitin 2022.

Ajo cfarë bie në sy është një tendence e forte e rritjes së importeve nga Turqia.

Vitin e kaluar nga ky shtet u importuan 1203 tonë produkte farmaceutike, të cilat zunë 17 % të importeve totale, në një kohë që para pandemisë në vitin 2019 importet nga Turqia zinin vetëm 8 % të totalit.

E përkthyer në vlerë monetare, shohim se në vitin 2023, Shqipëria ka importuar 26,8 miliardë lekë produkte farmaceutike, nga të cilat rreth12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Ekspertët e tregut të farmaceutikës pohojnë se fondet e ulëta të rimbursimit kanë çuar drejt alternativave të lira që vijnë kryesisht nga Turqia, ndërkohë që përfaqësitë e kompanive ndërkombëtare janë tërhequr nga Shqipëria.

Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.

Aktualsiht 76% e barnave në tregun shqiptarë janë xhenerik.

Sipas të dhënave zyrtare prej vitit 2019 deri në 2024, buxheti i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026