English

Ilaçet| Eksperti Pecnikaj: Ligji për barnat në 2014 uli çmimet, por prishi cilësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tregu i barnave në Shqipëri furnizohet në masivitetin e tij nga barna me origjinë nga vende të Ballkanit, të cilat kanë një kosto më të lirë se ato që prodhohen në vendet perëndimore.

- Advertisement -

Ndryshimet në ligjin e framceutikës në vitin 2014, bën të mundur që vendi të ofrojnë barna me çmime më të lira, duke rritur kështu sasinë në listën e rimbursimit, me të njëtin fond buxhetor, por në kurriz të cilësisë.

Eksperti Ilir Pecnikaj në një intervistë për Euronews Albania thotë se ky ligj largoi barnat cilësore dhe ju hapi rrugë atyre që janë më pak cilësore por më të lira.

“Është e vërtetë që çmimi i barnave në 2014 ka rënë, por kemi një sasi barnash xhenerike që ekzistojnë në Shqipëri dhe barnat e regjistruara janë larguar, thuaje të gjitha. Pra nuk ka rënë çmimi, nuk është se ka rënë çmimi, por është larguar medikamenti i regjistruar dhe është futur medikament xhenerik”, tha Pecnikaj.

E kjo lëvizje e ligjëvenësve, për ekspertin e farmaceutikës, është negociatë me cilësinë.

“Në qoftë se ne për të kursyer ulim cilësinë, ne nuk kemi kursyer, ne kemi prishur, ne kemi prishur një standart dhe prishja e standartit jo gjithmonë është kursim, pra po luajmë me cilësisë”, tha Pecnikaj.

Duke e konsideruar absurd ligjin që i lë ministrit të Shëndesisë lejet e importit të barnave, ai thotë se nëse tregu liberalizohet, cilësia e barnave rritet.

“Ti hiqet e drejta ministrit për dhënien e lejes së importit. Të  bëhet një treg I liberalizuar I kontrolluar, të jetë në funksionim kontrrolli i dosjeve farmakovigjilenca të vihet në funksion dhe të lejohet futja e barnave që janë të regjistruara ne EMA dhe FDA”, tha më tej ai.

Në gjykimin e ekspertit, kjo ka çuar në mungesë të barnave të sigurta në treg dhe ka favorizuar kontrabandën e barnave.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?