Rriten rastet e të miturve të përfshirë në krime, grupet kriminale i mirëpresin

11 Prill 2025 | 17:05

Përfshirja e të miturve në aktivitete kriminale është një problem social që kërkon vëmendje të veçantë pasi pothuajse 800 të mitur në vit përfshihen në vepra të ndryshme penale.

Në Shqipëri, ky fenomen ka ardhur në rritje, duke reflektuar ndikimin e faktorëve të shumtë, si mungesa e mbështetjes familjare, niveli i ulët ekonomik, mungesa e arsimit cilësor dhe ndikimi negativ i rrjeteve sociale.

“Faktorët janë të shumtë. Nisin që nga familja; autoriteti prindëror ka pësuar një transformim. Nuk dinë, nuk janë të edukuar të shfaqin autoritetin e tyre. Shkolla është një institucion arsimor i edukimit edhe i ndërtimit të karakterit, por ky i dyti ka humbur. Është kthyer në një institucion teorik. Mungesa e perspektivës, një pjesë e të rinjve e shohin veten e tyre në emigrim. Kemi dështuar të japim modelin e suksesshëm”, thotë sociologia Eris Dhamo.

Shqetësues është fakti që shumë të mitur mbështetjen e gjejnë te grupet e strukturuara kriminale. Shkolla, familja dhe shteti duhet të punojnë bashkë për të parandaluar që fëmijët të bien në rrugë të gabuar dhe për t’i ndihmuar ata që të rikthehen në shoqëri si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm.

“Nëse fëmijët ndihen të pambështetur nga familja dhe shkolla, janë grupet kriminale që i mirëpresin në gjirin e tyre, duke pasur një kod të tyre, duke konsideruar vëllazëri nëse ti vjen me ne”, thotë sociologia Eris Dhamo.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2024, për të miturit në konflikt me ligjin janë regjistruar 722 çështje, ndërsa si pasojë janë evidentuar mbi 740 të mitur viktima të dhunës, prej të cilëve 370 femra dhe 377 meshkuj. Të mitur që vuajnë dënimin në institucionet e drejtësisë janë 24, të dënuar për vepra të ndryshme si vjedhje, trafikim lëndësh narkotike, plagosje apo edhe për vrasje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026