Rritet çmimi i naftës, sa shitet në tregun global
Çmimi i një fuçie naftë mëngjesin e të hënës ka arritur në gati 100 dollarë.
Rritja e pandërprerë e çmimeve të naftës vijon të kërcënoj ofertën për naftë në rang global si dhe shportën e konsumit për qytetarët. Të nxitura nga vlera e lartë e inflacionit, institucionet të politikës monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, vijojnë të konsiderojnë rritjen e normave të interesit, për të frenuar garën e pandërprerë të çmimeve.
Ishte Moska me deklaratën e saj javën e kaluar, me vendimin për ndërprerjen e përkohshme të eksportit të naftës dhe gazit, e cila shkundi tregjet ndërkombëtare.
Gjithashtu bashkë me të dhe Arabia Saudite deklaroi se do të limitoj ofertën dhe prodhimin e saj për naftë deri në fund të vitit. Ulja e prodhimit ka shkaktuar shqetësime në ekonomitë e Unionit dhe Në Shtetet e Bashkuara të cilat duhet të përballen me shkurtimet dhe çmimet e larta në prag të fillimit të dimrit.
Nga ana tjetër, kërkesa për naftë në Kinë, ekonomia e dytë më e fuqishme në botë, është rritur me 0,3 milion fuçi në ditë, duke arritur në 16,3 milion javën e kaluar, falë rimëkëmbjes graduale të kërkese për shkak fluturimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës